Serbët e veriut nuk merren vesh me Beogradin
Beograd, 30 prill - Ka përfunduar pa marrëveshje takimi i serbëve të veriut të Kosovës me kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq dhe Aleksandar Vuçiq.
Serbët kanë kërkuar nga zyrtarët në Beograd që të vlerësohet kushtetutshmëria e Marrëveshjes së Brukselit dhe pastaj të mbahet referendumi.
Pritjet kanë qenë që serbët e veriut të deklarohen nëse përkrahin mbajtjen e referendumit rreth Marrëveshjes me Kosovën dhe nëse do të pranojnë zbatimin e saj, po qe se referendumi del pozitiv.
Takimi i radhës është caktuar për 7 maj, raportojnë mediat serbe.
Në takimin e sotëm nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e serbëve që jetojnë në jug të Lumit Ibër.