Serbët e veriut i kërkojnë ndihmë Rusisë
Mitrovicë, 8 maj - Serbët e veriut të Kosovës i kanë kërkuar ndihmë Rusisë në lidhje me statusin e Kosovës që të kthehet në OKB.
Ata përmes një letre të nisur Federatës së Rusisë kërkojnë që bashkësia ndërkombëtare të miratojë një rezolutë të re, të cilën Serbia do ta ratifikonte në përputhje me kushtetutën e vet!
\"Po iu drejtohemi me lutje që neve sikur dhe autoriteteve në Beograd tiu ndihmoni të mbrojmë rendin kushtetues të Serbisë në Kosovë si dhe rezolutën 1244 të KS të KB së nga aksione e njëanshme të Washingtonit, Brukselit dhe Prishtinës që po përpiqen të na imponojnë zgjidhjen në dobi të tyre\", theksohet në letër, njoftojnë medie të Beogradit.
Letra i është dërguar kryetarit të Rusisë, Vladimir Putin, kryeministrit Dimitrij Medvedev dhe zyrtarëve të tjerë të Rusisë. Serbët në letër theksojnë se do t,i mbrojnë të drejtat e tyre kushtetuese dhe njerëzore.