Serbët e Kosovës takohen sot me Daçiqin
Beograd, 14 gusht - Sot përfaqësuesit e Serbisë kryeministri Ivica Daçiq dhe zv/kryeministri Aleksandër Vuçiq do të takohen me përfaqëauesit e serbëve të veriut të Kosovës në Beograd.
Nga ana e përfaqësuesve të veriut do të jenë përfaqësuesi nga Zubin Patoku, Leposivaqi, Zveçani dhe Mitorvica.
Konsiderohet se njëra nga çështjet, që mund të gjendet në agjendën e takimit, mund të jetë edhe ajo e zgjedhjeve lokale në Kosovë, më 3 nëntor.