Serbët e Kosovës sërish në Beograd
Beograd, 28 maj - Përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës pritet që së shpejti në Beograd të takohen me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, dhe zëvendësin e tij, Aleksandar Vuçiq.
Temë e bisedave do të jetë zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit, raporton B92.
Sipas burimit të njëjtë, takimi është paralajmëruar të mbahet të enjten.