12 Janar 2025

Serbët e Kosovës dhe klerikët e Beogradit akuzojnë për tradhti

Beograd, 11 maj - Përfaqësues të serbëve të Kosovës dhe disa klerikë të lartë të Kishës Ortodokse Serbe, dje e kanë akuzuar qeverinë e Serbisë për tradhti dhe kanë prorositur se nuk ka marrëveshje për “tradhtinë ndaj Kosovës, por vetëm për mbrojtjen e saj”.

Në tubimin e organizuar në Sheshin e Republikës në Beograd janë mbledhur afro 3500 njerëz.

Kleriku Atanasije tha se “Daçiqi thotë se është për politikë reale në tokë e jo për atë hyjnore, kështu ka folur edhe ish kryeministri Gjingjiq, ndërsa si ka përfunduar le ta gjykoj Zoti”.

Nga ana tjetër, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiqi, duke reaguar ndaj disa folësve në këtë tubim, tha se ky ishte një gjest i pazakonshëm dhe krejtësisht jopërkatës ndaj shtetit, në të cilin kisha dhe pushteti kanë detyra krejtësisht të ndara.

“Ndonjëherë me të vërtetë pyetem se me çka e ka merituar Zoti ynë i dashur, që njerëz të këtillë ta përfaqësojnë në Tokë”, tha Daçiq.

Ndaj deklaratave të klerikëve Amfilohije dhe Atanasije u distancua edhe Patriarku i Kishës Orotodokse Serbe, Irinej.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)