11 Janar 2025

Serbët duan Kosovën në Serbi, shpërfillin BE-në

Beograd, 5 mars - Në një anketim të popullsisë serbe, tregon se qytetarët e Serbisë janë të vendosur se duan Kosovën para BE-së.

Në pyetjen se “a e zgjidhni BE-në apo kthimin e Kosovës në Serbi”, 65 për qind e qytetarëve të Serbisë zgjedhin Kosovën para Serbisë, derisa 28 për qind e thonë të kundërtën (7 për qind janë të papërcaktuar).

63 për qind e qytetarëve të Serbisë mendojnë se Kosova është e pavarur dhe Beogradi mund të përqpiqet që të fitojë një pozitë më të mirë, në të mirë të serbëve që jetojnë në Kosovë. Këtë studim e ka bërë një organizatë e specializuar mbi kërkimet në Serbi, B92.

B92 publikon rezultatet e hulumtimit ekskluziv rreth mendimit të qytetarëve të Serbisë për rrjedhën e deritashme të bisedimeve të dy kryeministrave Thaçi-Daçic.

B92 dhe Ipsos strategjik marketing kanë pyetur 1.003 qytetarë të Serbisë se çfarë mendojnë ata, si kemi biseduar deri më tani për Kosovën, a do të mund ndokush tjetër më mirë të udhëhiqte bisedimet dhe çfarë është roli i BE-së në bisedimet e Brukselit? Së pari është bërë pyetja se si e vlerësoni rezultatin e dialoguesit kryesor Ivica Daçiç.

61 për qind e qytetarëve të Serbisë mendojnë se kryeministri po zhvillon dialogun mirë, se këtë po e bënë keq janë përgjigjur 21 për qind, ndërsa pa përgjigja kanë qenë 18 për qind të të anketuarve, transmeton Koha.

Në pyetjen se a ka Serbia dialogues më të mirë se Daçic, 54 për qind e qytetarëve janë përgjigjur se nuk ka dialogues më të mirë se Daçic. Çdo i katërti është i mendimit se ka të tillë që do të dialogonte më mirë se Daçiç, kurse rreth 20 për qind janë përgjigjur se nuk e dinë.

Në pyetjen nëse Bashkimi Evropian është neutral në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit, më shumë se tre të katërtat e qytetarëve të Serbisë, apo 78 për qind, thonë se jo. Ndërsa 86 për qind mendojnë se Brukseli është në anën e Kosovës.

Qytetarët serbë janë pyetur edhe për atë se a është “më e afërt për ta Kosova apo BE”. Por, një përgjigje është goditje për të gjithë ata që e “favorizojnë” Kosovën para BE-së, sepse, 63 për qind e qytetarëve thonë se Kosova është e pavarur dhe se Serbisë i ka mbetur vetëm të luftojë për një status më të mirë të serbëve. Se Kosova nuk është e pavarur, thonë 32 për qind e serbëve, ndërsa 5 për qind nuk e dinë përgjigjen.

Në pyetjen se “a e zgjidhni BE-në apo kthimin e Kosovës në Serbi”, 65 për qind e qytetarëve të Serbisë zgjedhin Kosovën para Serbisë, derisa 28 për qind e thonë të kundërtën (7 për qind janë të papërcaktuar).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)