Senati francez voton për reformën e pensioneve
Paris, 22 tetor - Gjatë ditës së sotme pritet që senati francez të votojë për reformën e diskutueshme të pensioneve.
Me trysninë e qeverisë konservatore të presidentit Nikolas Sarkozy janë përshpejtuar këshillimet për rritjen e planifikuar të moshës së daljes në pension nga 60 në 62 vjeç.
Reforma e paralajmëruar ka shkaktuar protesta të fuqishme, greva dhe bllokim të rrugëve në mbarë Francën.
Sindikatat kanë paralajmëruar për javën e ardhshme zgjerimin e protestave duke përfshirë në to edhe nxënsit dhe studentët.
Aktualisht për shkak të grevës një e treta e pikave të furnizimit me karburant në Francë janë tërësisht ose pjesërisht pa karburant.