11 Janar 2025

Sekretari Kerry nis turneun e tij të parë diplomatik

Washington, 25 shkurt - Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry filloi turneun e tij të parë diplomatik që kur mori postin që mbante Hillary Clinton, në fillim të muajit.

Sekretari Kerry ka mbërritur në Londër, në fillim të udhëtimit të parë zyrtar jashtë shtetit që nga marrja e postit më të lartë diplomatik të vendit në fillim të këtij muaji.

Sekretari Kerry do të takohet sot me kryeministrin britanik Dvid Cameron dhe sekretarin e jashtëm William Hague para se vazhdojë udhëtimin për në Gjermani, Francë, Itali, Turqi, Egjipt, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar.

Departamenti i Shtetit thotë se Siria do të jetë një nga pikat kryesore të diskutimit në takimet e tij me zyrtarë botërorë. Zoti Kerry pritet gjithashtu të takohet me udhëheqësit e Koalicionit të Opozitës Siriane gjatë udhëtimit.

Nga Londra, ai do të shkojë në Berlin dhe më pas në Paris ku do të diskutojë për bashkëpunimin e Uashingtonit me Francën dhe vende të tjera në mbështetje të përpjekjeve për të zgjidhur krizën në Mali.

Ndalesat e tjera do të jenë Roma, Ankaraja dhe Kajro ku Departamenti i Shtetit thotë se Sekretari Kerry do të inkuruajojë për një konsensus më të gjerë politik dhe do të takohet me zyrtarë të Lidhjes Arabe për t’u konsultuar për sfidat e përbashkëta në rajon.

Më pas ai shkon në Riad dhe Abu Dabi, para se të përfundojë udhëtimin me një ndalesë në Doha të Katarit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)