13 Janar 2025

Së shpejti më shumë Shqiptarë në Kosovë se sa Serb në Serbi

Shkruan Ismet Azizi

Beograd, 26 nëntor - Murtaja e bardhë ndryshon strukturën demografike të Ballkanit. Deri në vitin 2080 do të ketë më shumë shqiptarë në Kosovë se serbë në Serbi.

Për shkak të problemeve me murtajën e bardhë në Serbi , dhe një normë e lartë e natalitetit të shqiptarëve etnikë në Kosovë , është më se e vërtetë  që shqiptarët në të ardhmen e afërt do të jenë në gjendje t’i shtypin  Serbët nga jugu , sipas demografëve dhe analistët transmeton “Kurir”.

Sipas " Kurir " në Bujanoc , Preshevë , Medvegjë shqiptarët janë tashmë shumicë , dhe dhe së shpejti do të jenë shumicë edhe në Vranjë, Leskovc dhe Nish.

"Përshkak se  serbët si komb që po e shkatrron  murtaja e bardhë,  po zhduket me shpejtësi , dhe numri i shqiptarëve është në rritje për shkak të shkallës  së lartë  të lindjeve , demografët kanë parashikuar se në vitin 2050 në Kosovë , dhe Serbinë jugore do të ketë gjithsejt rreth 4,6 milionë serbë ndërsa  shqiptarë rreht  3.1 milion. Vlerësimet tregojnë se në vitin 2080 Shqiptarë do të ketë më shumë se serbë , shkruan më tutje  "Kuriri " .

Drejtori i Zyrës Serbe të Statistikave Dragan Vukmiroviqq tha se problemi i murtajës së bardhë në Serbi është i dukshëm.

- Rrethanat rënduese tregojnë se fshatra të tërë mbeten bosh për shkak se njerëzit , sidomos nga jugu, shpërngulen drejt  Beogradit, Novi Sadit. Kjo gjendje është e paqëndrueshme në afat të gjatë , thotë Vukmiroviç.

Aleksandër  Vulin: Nuk frigohemi

Drejtor i Zyrës për Kosovën, Aleksandar Vulin thotë se kushdo që e njeh shtetin e Serbisë, " duam të japim të njëjtat të drejta për edukim, shërim, madje edhe lindje."

- Por ne jemi j shtet i qytetarëve dhe ne nuk kemi frikë nga popujt tjerë - tha Vulin.

Në  Kosovë jetojnë 1.5 milion shqiptarë etnikë, të cilët përbëjnë 93 për qind të popullatës lokale, dhe pothuajse nuk ka serbë .
                        
                          Serbë                    Shqiptarë
Në vitin 1948 . 171 911 23.6 %   498 242 68.5 %
Në vitin 1953 . 189 869 23.5 %   524 559   64.9 %
Në vitin 1961 . 227 016 23.6 %   646 805 67.2 %
Në vitin 1971 . 228 264 18.4 %   916 168  73.7 %
Në vitin 1981 . 209.498 13.2 %   1.226.736  77.4 % ,
Në vitin 1991 . 195 301 9.9 %     1.607.690 82.2 %
Në vitin 2012  25.575   1.47 %    1.588.257 92,93 %, përfundon “Kurir”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)