28 Dhjetor 2024

Schwarzenberg: Serbët do të jenë gjithnjë fajtorë

Pragë, 16 shtator - Shefi i diplomacisë çeke, Karel Schwarzenberg, ka deklaruar se doganierët e Kosovës nuk mund të vendosen në kufi përara se të arrihet një marrëveshje në Bruksel dhe Washington.

“Nuk mund të besoj se në kufi do të dërgohen doganierët e Kosovës, para se Brukseli dhe Washington, të bien dakort në lidhje me këtë”, ka thënë ai.

Në pyetjen se kush do të jetë fajtor nëse ndodhin trazirat në veriun e Kosovës, ai thotë se nga përvoja e di se do të jenë serbët.

“Gjithmonë do të fajësohen serbët. Këtë e them nga përvoja” ka theksuar Schwarzenberg. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)