11 Janar 2025

Schulz: Serbia në BE nëse zbaton reformat dhe dialogun me Kosovën

Bruksel, 28 shkurt - Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka thënë se dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura për të gjitha vendet kandidate, por sipas tij, “kushtet e vëna duhet të plotësohen”.

Sipas tij, që Serbia të marrë datën e negociatave për anëtarësim në BE, duhet të vazhdojë zbatimin e reformave dhe dialogun me Kosovën.

Duke folur për mediat serbe në lidhje me kërkesën e vazhdueshme të BE-së për normalizim të marrëdhënieve Prishtinë-Beograd, Schulz ka thënë se një gjë e tillë është tejet e rëndësishme për agjendën evropiane të të dyja vendeve, transmeton Rel.

I pyetur për deklaratën e tij të mëhershme se Serbia, në fund të rrugës evropiane, do të duhet të njohë pavarësinë e Kosovës, Schulz ka thënë se ajo paraqet qëndrimin e tij dhe se nuk vë kushte të reja.

“Kujtoj se edhe Beogradi, edhe Prishtina duan që një ditë t’i bashkohen BE-së. Në BE të gjitha vendet duhet të respektojnë njëra-tjetrën dhe të ekzistojnë në paqe”, ka thënë Schulz.

Prishtina dhe Beogradi janë duke zhvilluar në Bruksel bisedime në nivel kryeministrash. Deri më tash janë zhvilluar pesë rrethe, ndërsa i gjashti është caktuar për 4 mars. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)