11 Janar 2025

Schulz: Prishtina dhe Beogradi të bisedojnë për çështjet praktike

Prishtinë, 13 mars - Kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz ka deklaruar se negociatat e Prishtinës dhe Beogradit janë shumë të rëndësishme për të dyja palët, si dhe për synimet e tyre.

Ai ka theksuar se duhet biseduar për çështjet praktike, madje edhe nëse të dyja palët nuk janë të gatshme të diskutojnë për tablonë e përgjithshme, përkatësisht nëse ende nuk mund të bisedojnë për zgjidhjen përfundimtare të problemit.

”Jam vetëdijshëm se normalizimi i marrëdhënieve do të jetë një proces, rrugë e gjatë, por më gëzon fakti, që po shoh se të dyja vendet kanë filluar me këtë. Natyrisht, duke u udhëhequr me idenë e integrimeve evropiane”, ka thënë Schulz për gazetën vjeneze “Kurir”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)