11 Janar 2025

Schulz: Njohja reciproke, kusht për anëtarësim në BE për Serbinë

Bruksel, 28 janar - Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka deklaruar sot se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është kusht që PE e sheh për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Schulz i ka bërë këto komente pas bisedës që zhvilloi me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, duke shtuar se ai dhe përfaqësuesit tjerë të PE-së me Daçiqin kanë biseduar shumë hapur dhe se \"marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës në zhvillimin paqësor duhet të përfundojnë, siç e shohim ne, me njohjen reciproke\".

Duke e cilësuar këtë proces si të vështirë, por jo të pamundshëm, presidenti i PE-së ka thënë se presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, dhe të tjerë në BE, e cilësojnë këtë si problem të vështirë të brendshëm, \"pasi që disa nga shtetet tona nuk e njohin Kosovën, por Bashkimi Evropian, si tërësi, kërkon nga Serbia që ta njohë Kosovën\".

Ai ka shtuar se kjo është \"një prej çështjeve më të ndjeshme për të dyja palët, për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për Bashkimin Evropian\". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)