Schröder: BE-ja duhet të bashkëpunojë me Federatën Ruse
Berlin, 5 shkurt - Bashkimi Evropian duhet "të bashkëpunojë me Rusinë në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë", ka shkruar ish-Kancelari gjerman Gerhard Schröder.
Për këtë ai shkruan në librin e tij të ri me titull "Pa doreza" (ndryshe "Me tekst të hapur"), fragmente nga i cili citohen sot prej mediave kryesore.
Sipas mendimit të ish-Kreut të qeverisë së Gjermanisë, problemet e Ukrainës "duhet të zgjidhen në bashkëpunim me Rusinë dhe jo në konfrontim me të". Nga pikëpamja e Schröder, Evropa "nuk ka të drejtë ta vërë përpara zgjedhjes Ukrainën". Ai është mëse i bindur se suksesi mund të garantohet vetëm në rast të një zhvillimi pozitiv të "marrëdhënieve evropiano-ruse"