Schauble: Situata në eurozonë është serioze
Berlin, 22 tetor - Kriza e borxheve, ka krijuar një situatë serioze në eurozonë, u shpreh ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble.
Njëkohësisht ai u kërkoi evropianëve të marrin përgjegjësitë e duhura përballë ekonomisë botërore.
Situata është serioze. Ne kemi një përgjegjësi të madhe dhe secili prej nesh e di këtë, deklaroi ai për shtypin me mbërritjen e tij në një takim në Bruksel me homologët e Bashkimit Monetar.
Ne kemi përgjegjësi përballë Evropës, eurozonës, por natyrisht dhe ndaj ekonomisë botërore, përfundoi ai.