10 Janar 2025

Schauble: Europa ia del edhe pa Greqinë

Bruksel, 12 maj - Ndërsa në Athinë po bëhen përpjekje për të krijuar një qeveri të re, ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble, në mënyrë indirekte po përgatit gjermanët për daljen e Greqisë nga eurozona. Dhe i dërgon edhe një sinjal të qartë Greqisë: Europa ia del edhe pa ju.

Eurozona është më elastike se dy vjet më parë, thotë ministri, dhe mund të përballet me një tërheqje të Greqisë, nëse është e nevojshme. “Ne kemi mësuar shumë dy vitet e fundit dhe kemi ngritur mekanizma mbrojtës,” tha Schaeuble për “Rheinischen Post”.

“Ideja se ne nuk do reagojmë shpejt për diçka të papritur, është e gabuar,” thotë politikani i CDU. “Europa nuk bie kaq shpejt,” shton Schaeuble.

Ministri i Financave u bën thirrje grekëve që të mos besojnë tek premtimet se nga kriza e borxheve do dalin në mënyrë të lehtë. Ai po ashtu përsëriti gatishmërinë e Bashkimit Europian për të ndihmuar Greqinë.

Ndërkohë Schaueble merr mbështetje edhe nga Shoqata Federale e Bankave Gjermane. Shefi ekzekutiv, Michael Kemmer, thotë se eurozona mund ta përballojë largimin e Greqisë. “Efektet e menjëhershme do jenë të kufizuara,” tha ai. Këtu ai ndan sërish të njëjtin mendim si ministri Schaeuble. “Ne jemi sigurisht shumë më të përgatitur nga sa ishim dy vite më parë.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)