13 Janar 2025

Saroviq arrestohet për arsye të djegies dë flamurit të Kosovës

Beograd, 20 dhjetor - Zëvendëskryetari i Partisë Radikale serbe, Nemanja Saroviq është arrestuar me urdhrin e Prokurorisë së lartë në Beograd dhe po pret të merret në pyetje në pallatin e Drejtësisë, për shkak të padisë penale të bërë kundër tij për arsye të djegies së flamurit të “Republikës së Kosovës”, njoftoi partia e tij.
 
Padia kundër Saroviqit është bërë për shkak të djegies së flamurit të Kosovës në protestën që partia e tij organizoi në muajin prill, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Daçiq dhe Thaçit.

Partia e tij ka reaguar ashpër dhe e ka quajtur këtë akt politik tradhtie të regjimit kundër radikalëve serbë. “Radikalët serbë nuk do të ndalen të luftojnë kundër kësaj politike tradhtare dhe rrugës humbëse drejt BE-së, në të cilën po na shtyjnë me çmimin e shkatërrimit të Serbisë”, thuhet në kumtesën e Partisë Radikale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)