11 Janar 2025

Sarkozy, në hetim mbi donacionet e Bettencourt

Paris, 22 nëntor - Sarkozy përballet me akuzat se ka pranuar mijëra euro nga trashëgimtarja e L’Oreal, Liliane Bettencourt, kur garoi për kreun e shtetit 5 vite më parë.

Policia bastisi shtëpinë dhe zyrat e tij në korrik, si pjesë e një hetimi të nisur nga gjykatësi Jean-Michel Gentil.

Sarkozy, i cili humbi imunitetin presidencial në maj, mohon gjithçka. Ai do të shfaqet përpara gjykatësve në qytetin jug-perëndimor të Bordeaux.

Edhe pse ai është tërhequr nga vija e parë e politikës, që prej humbjes ndaj kandidatit socialist, Francois Hollande, Sarkozy raportohet se ka ende ambicie për të garuar në zgjedhjet e 2017-s, sipas korrespondentit të BBC-së.

Rezultati i hetimit do të vendosë nëse ish-presidenti do të bëjë rikthimin e shumëpritur në politikë.

Gjykatësi Gentil po udhëheq hetimet e akuzave se stafi i Bettencourt dha 150 mijë euro cash për ndihmësit e Sarkozy, gjatë fushatës së tij të suksesshme në 2007-n, për t’u zgjedhur president.

Kontributet individuale nëpër fushata, në Francë janë të limituara deri në 4600 euro. Ish-kontabilisti i Bettencourt, Claire Thibout, pohon fushatën e artë të Sarkozy në atë kohë, teksa Eric Woerth, i cili më pas u bë Ministër i Buxhetit, mblodhi të gjitha të ardhurat personalisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)