Sarkozy: Evropa kurrë nuk ka qenë kaq afër kolapsit

Paris, 27 tetor - Tone dramatike ka përdorur presidenti francez, Nicolas Sarkozy, për të përshkruar skenën e zhvillimeve në Evropë.
Evropa nuk është gjetur asnjëherë kaq afër kolapsit, duket tu ketë thënë presidenti francez bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, sipas gazetës financiare Les Echos.
Nga ana e tij, kryeministri Francois Fillon ka kërkuar që shumica e liderëve të ruajnë gjakëftohtësinë e tyre.
Madje në fjalimin e tij dje, ai paralajmëroi se nëse Evropa dështon për të gjetur një zgjidhje për krizën e borxheve atëhere do të gjendet në ujëra të paeksploruara.