Sarkozi: Pranimi i Greqisë në eurozonë ishte gabim
Paris, 28 tetor - Presidenti i Francës, Nikollas Sarkozi, ka thënë se lejimi i Greqisë në eurozonë në vitin 2001, ishte gabim.
Në një intervistë televizive, Sarkozi tha se prnaimi i Greqisë në eurozonë ishte gabim pasi ky vend kishte hyrë me të dhëna të falsifikuara ekonomike dhe nuk ishte i gatshëm.
Por, sipas presidentit francez, Greqia mund të shpëtoj duke iu falënderuar marrëveshjes së Bashkimit Evropian, për krizën e borxheve të eurozonës.