11 Janar 2025

Sarkozi merret në pyetje për donacionet e Bettencourt

Paris, 23 nëntor - Ish presidenti francez Nikola Sarkozi është marrë në pyetje nga prokuroria mbi akuzat se ai ka marrë financime nga një nga gratë më të pasura në Europë për fushatën e tij elektorale për zgjedhjet presidenciale në vitin 2007.

Prokurori Zhan Mishel Zhontil ka marrë në pyetje Sarkozi për paratë që ai mendohet të ketë marrë nga Lilian Betenkort, pronarja  firmës  së kozmetikës Loreal.  Pas një 12-orësh në pyetje  Sarkozy u shpall i dyshuar, por nuk është akuzuar zyrtarisht.

Policia bastisi shtëpinë e tij dhe zyrat në korrik, si pjesë e një hetimi të urdhëruar gjyqtari Zhan Mishel Zhontil.

Hetimet kanë nisur pas skandalit të shpërthyer në vitin 2010 kur vajza e Betenkurt, pretendonte se e ëma e saj tashmë në moshë të thyer po shfrytëzohej nga njerëz të ndryshëm që përfitonin nga gjendja e saj shëndetësore.

Gjatë hetimeve, ish nëpunës kanë deklaruar se nëj nga personat që kishin përfituar shuma të mëdha nga ajo ishte dhe Sarkozi për fushatën e tij të vitit 2007.

Ky i fundit ka hedhur poshtë cdo akuzë për përfitime financiare. Deri para humbjes në zgjedhjet presidenciale të muajit maj Sarkozi kishte imunitet të plotë nga gjykimi si president i vendit.

Por tashmë Sarkozi po merret në pyetje si një dëshmitar potencial. Pasi të përfundojë marrja në pyetje, hetuesit mund të lënë të paprekur statusin e tij, duke e vendosur formalisht nën hetim, ose ta cilësojnë atë si dëshmitar me asistencë ligjore.

Por edhe pse ai  është larguar nga politika pas  humbjes  me liderin socialiste Francois Hollande, Sarkozi thuhet ende ushqen  ambicie për kandiduar  për rizgjedhjet e vitin 2017.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)