12 Janar 2025

Saranda dhe Gjirokastra mirëpresin Mitrovicën për bashkëpunim

Mitrovicë, 31 maj - Drejtuesit e Sarandës dhe Gjirokastrës shprehën të gatshëm për të nisur bashkëpunimin me Komunën e Mitrovicës.

Këtë gatishmëri e shprehu kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa dhe ai i Gjirokastrës, Flamur Bime, gjatë një vizite që realizoi në këtë dy qytete kryetari, Avni Kastrati i shoqëruar nga nënkryetari, Riza Haziri.

Dy kryetarët e bashkive thanë se ka shumë fusha ku mund të bashkëpunohet suksesshëm me Komunën e Mitrovicës. Ata përmenden fushën e turizmit, kulturës, sportit, artit etj.

Ndërsa, kryetari i  Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, falënderoj mikpritësit për mbështetjen.

Ai vlerësoi qasjen vëllazërore të të gjithë kryetarëve të bashkive të Shqipërisë, të cilët janë shprehur të gatshëm për vënien e kontaktit dhe nisjen e bashkëpunimit.    
 
Këto vizita janë realizuar në kuadër të programit të Komunës së Mitrovicës, për intensifikimin e bashkëpunimit me njësitë e pushtetit lokal në të gjitha trojet shqiptare.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)