Sarajeva dhe Shkupi pushtohen nga tufa të mëdha mushkonjash
Shkup, 2 maj - Tufa të mëdha mushkonjash kanë pushtuar Shkupin ditën esotme, ndërsa e njëjta gjë ndodhi edhe në Sarajavë ditën e djeshme.Numri i mushkonjave ka qenë aq i madh në numër në Sarajevë saqë dukejsikur binte dëborë.
Në prononcimet mediatike, qytetarët ankoheshin se nuk mund të lëviznin dot lirisht në rrugët e qytetit. Dyndja reve të mushkonjave ka ndodhur edhe në qytetin serb Kralevo, të hënën.
Mushkonjat e kanë mbuluar tërë qytetin dhe kanë shkaktuar panik tek qytetarët. Të gjitha këto fenomene kanë ndodhur para tre vjetëve në Nish dhe në Beograd.
Paraqitja e mushkonjave, siç supozohet, është shkaktuar nga rritja e përnjëhershme e temperaturave për këtë periudhë të vitit. Bëhet fjalë për fenomen natyror sepse në të njëjtin moment kanë dalë tre deri katër gjenerata mushkonjash.