11 Janar 2025

Sao Tome dhe Principe zhvleftëson njohjen e Kosovës

Sao Tome, 11 janar - Presidenti i Sao Tome dhe Principe ka zhvleftësuar vendimin e Qeverisë së këtij vendi për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Presidenti Manuel Pinto da Costa e ka marrë këtë vendim, pasi që vendimi i koalicionit të kaluar qeveritar nuk është miratuar asnjëherë në parlamentin e këtij shteti.

Sao Tome bëhet njohja e tretë e jo e sigurt që nga Qeveria e Kosovës është deklaruar si zyrtare.

Sipas Koha Ditore pervec Sao Tomes, edhe njohjet nga Uganda dhe Nigeria të “siguruara” nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli nuk janë konfirmuar plotësisht asnjëherë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)