28 Dhjetor 2024

Sanxhak, deklaratë kundër diskriminimit të popullsisë joserbe

Sanxhak, 12 shtator - Këshilli gjithëkombëtar boshnjak dhe i përkrahur edhe nga komuniteti tjetër mysliman ka miratuar dje “Deklaratën antidiskriminim në Sanxhak”.

Me këtë deklaratë, autoritetet politike, fetare dhe joqeveritare të përbërë nga shumica e këtyre komuniteteve kanë kërkuar mbrojtje nga bashkësia ndërkombëtare, ndërsa në të kundërtën ata paralajmërojnë padëgjueshmëri qytetare dhe protesta, në rast se autoritetet e Beogradit nuk ndryshojnë qasjen ndaj kësaj krahine.

Këshilli ka bërë të ditur se me këtë deklaratë do të hapen zyrat e Sanxhakut në Bruksel, Uashington, Stamboll dhe Sarajevë.

Në këtë deklaratë theksohet se komunitetet joserbe janë të diskriminuara në të gjitha sferat e jetës. Këshilli vlerëson se sulmet e Serbisë ndaj fesë myslimane ka një qëllim armiqësor dhe me qëllim të sllavizmit të fëmijëve mysliman të kësaj krahine.

Këshilli kohë më parë ka formuar edhe Akademinë Boshnjake të Shkencës dhe Arteve me qendër në Novi Pazar.

Krahina e Sanxhakut që në vitin 1991 përmes një referendumi shpalli autonominë, por që nuk u njoh asnjëherë nga Beogradi numëron rreth 200 mijë banorë, shumica prej tyre boshnjak, ndërsa komuniteti i dytë dhe i tretë janë serbët dhe malazezët, myslimanët, por edhe një pakicë simbolike prej shqiptarëve, mirëpo të asimiluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)