Sanino: Serbia të përmirësoj raportet me Kosovën
Beograd, 4 prill - Zyrtari i Komisionit Evropian, Stefano Sanino, deklaroi sot në Beograd, se për hapjen e negociatave për pranim në Bashkimin Evropian, për Serbinë është e domosdoshme që ajo të vazhdojë reformat dhe t`i avancoj raportet me Kosovën.
Janë të nevojshme përpjekje të mëtejshme dhe përmirësim i dukshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve me Kosovën, tha Sanino, në mbledhjen e grupit të ekspertëve të trupës koordinuese për procesin e pranimit në BE, në Beograd.
Ai veçanërisht ka theksuar rëndësinë e administratës shtetërore dhe përfundimin e reformës së sistemit gjyqësor.