Sanino: Pranimi i integritetit të Kosovës, përparim në Ballkan
Bruksel, 9 mars - Drejtori i përgjithshëm për zgjerim në Komisionin Evropian, Stefano Sanino, ka deklaruar sot se me pranimin e integritetit territorial të Kosovës, është arritur përparim i theksuar në zgjidhjen e çështjeve në Ballkanin Perëndimor.
Gjithashtu ai ka thënë se e sheh se ekziston Pragmaticitet si te Beogradi ashtu edhe te Prishtina dhe e ka shfaqur shpresën se bisedimet do të vazhdojnë eventualisht në ndonjë format tjetër.
Këto kometne ai i bëri në një tubim në Berlin të Gjermanisë ku diskutohet në temën Serbia dhe Bashkimi Evropian si të lëvizet përpara, raportojnë mediat e Serbisë.