Samuel Zbogar është emëruar përfaqësues i BE-së në Kosovë
Ministria e Jashtme sllovene ka konfirmuar jozyrtarisht lajmin dhe ka thënë se më shumë detaje do të dihen sot, ka shkruar agjencia e lajmeve STA.
Zbogar ka thënë se ai aplikuar për këtë post në muajin e kaluar, duke shpresuar se përvoja diplomatike dhe politike në rajon do të kontribuojë edhe në aktivitetet e BE-së në Kosovë.
Zbogar do të zëvendësojë në këtë post përfaqësuesin aktual të BE-së, Fernando Gjentilinin, të cilit i skadon mandati në janar.
Sllovenia ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme shefen e politikës së jashtme te BE-së, Ketrin Eshton se nuk po emëron asnjë kanddiat slloven si zyrtar të lartë në shërbimet e jashtme evropiane.
Edhe përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe siguri e BE-së, Catherine Ashton, ka konfirmuar sot në Bruksel se ministri i jashtëm në largim i Sllovenisë, Samuel Zbogar do të jetë përfaqësues special i BE-së në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësja në kabinetin e Ashtonit, Maja Kocijançiq.
Ai e zëvendëson në këtë post përfaqësuesin aktual të BE-së, Fernando Gentilinin, të cilit i skadon mandati në janar.
Me emërimin e tij në postin e përfaqësuesit të Bashkimti evropian në Kosovë, Samuel Zbogar bëhet diplomati i parë slloven i lartë i emruar në shërbimin e punëve të jashtme të Bashkimit Evropian.