12 Janar 2025

Samiti i Ohërit mbahet pa simbole shtetërore

Ohër, 19 maj - Për shkak të raporteve të Kosovës dhe Serbisë, Maqedonia e ka marrë modelin e Gymnihut për të mbajtur Samitin e Presidentëve dhe të Ministrave të Jashtëm të vendeve të përfshira në procesin e bashkëpunimit të Europës Juglindore.

Sipas modelit të Gymnihut, përfaqësimin në Samit i pjesëmarrësve do të bëhet pa simbole shtetërore, nuk do të merret asnjë vendim, ndërsa takimi do të përfundojë pa ndonjë deklaratë të përbashkët të Presidentëve dhe të Ministrave të vendeve të rajonit.

Deri më tash është konfirmuar se Kosova do të përfaqësohet në këtë Samit nga Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ndërsa ende nuk është sqaruar deri në fund pjesëmarrja e Presidentes Atifete Jahjaga dhe Shefit të Serbisë, Tomisllav Nikolic.

\"Nuk ka ende ftesë për Presidenten\", thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentes Jahjaga.

Ndërkohë, burime ndërkombëtare kanë thënë për Express se kabineti i Presidentit të Maqedonisë, George Ivanov është duke negociuar pjesëmarrjen e Presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolic, i cili ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen për shkak të Presidentes së Kosovës, njofton Indeksonilne.

Ndryshe, Samiti i Ohrit mbahet më 1 dhe 2 qershor, ku ditën e parë shtete do të përfaqësohen nga Ministrat e Jashtëm, ndërsa në ditën e dytë do të ketë përfaqësim të nivelit më të lartë shtetëror.

Veç kësaj, pjesëmarrësit në takim nuk do të ketë kurrfarë simboli shtetëror përveç emrit dhe mbiemrit, i cili do të vendoset para secilit zyrtarë të shteteve pjesëmarrëse.

Pjesë e takimit të Ohrit do të jetë edhe Komisioneri për Zgjerim i BE\'së, Stefan Fule dhe Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme Kombeve të Bashkuara, Vuk Jeremic ndërsa temat e Samitit janë ulja e rreziqeve nga katastrofat dhe adaptimi ndaj ndryshimeve klimaterike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)