10 Janar 2025

Samiti i G8 në Camp David

Camp David, 19 maj - Presidenti Barak Obama i uroi mireseardhjen lidereve boterore ne Camp David prane ëashingtonit, për samitin e G8-tës boshti i të cilit me të gjithë gjasat do të jetë kriza e Eurozonës.

Investitorët druhen se dalja e Greqisë nga unioni i monedhes se perbashket do te shkaktonte nje krize te re globale. Peshtjellim ka shkaktuar dhe lajmi i nje dite me pare se kancelarja gjermane Angela Merkel ka sugjeruar mbajtjen e nje referendumi me te cilin greket te thone fjalen e tyre per euron. Njoftimi i zedhenesit te qeverise se perkohshme greke u pergenjeshtrua shpejt nga Berlini zyrtar, por ka lene pas pikepyetje. Nese Merkel e ka hedhur vertet nje ide te tille, kjo do te perbente nje kthese befasuese ne qendrimin e kancelares.

Nentorin e kaluar nje propozim te tille e beri fillimisht ish-kryeministri Jorgos Papandreu. Por deklarata e tij shkaktoi zemerimin e Merkelit dhe presidentit francez Nikolas Sarkozy, i cili u terbua nga ideja qe qeveria greke mund te luante nje loje kaq te rrezikshme me euron. Papandreu u detyrua asokohe te hiqte dore nga plani qe ne fund, i kushtezoi edhe postin e kreut te qeverise.

Ne qofte i vertete, a mund te jete tani sugjerimi i Merkelit pjese e nje dominoje te nivelit te larte ose ndoshta Berlini, thote BBC, dhe te tjere pas tij marrin parasysh sondazhet e opinionit, sipas te cilave shumica e grekeve duan te qendrojne ne Eurozona. Dhe po e perdorin kete fakt ne dobi te tyre. Krizes se Eurozones iu referua me pare edhe Obama i cili deklaroi se zgjidhje e ngerçit te borxhit ka rendesi te jashtezakonshme.
Bashke me presidentin francez Francois Hollande, te dy e bene te qarte se kerkojne te fokusohen tek rritja ekonomike. Ne darken e çeljes se samitit te premten, u diskutuan edhe ambicjet berthamore te Korese se Veriut, situate ne Siri si dhe ceshtja e Iranit per te cilin lideret ishin njezeri dakort se duhet te provoje se programi i tij berthamor ka qellime paqesore.

Pas mbylljes se punimeve te samitit te G8-es mbremjen e sotme, shumica e lidereve pjesemarres do te udhetojne drejt Çikagos per t\'iu bashkuar grupit me te madh te zyrtareve nderkombetare qe marrin pjese ne samitin dy ditore te NATO-s, axhenda e te cilit do te fokusohet tek Afganistani.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)