Samiti i ardhshëm europian do të zhvillohet më 30 Janar
Bruksel, 15 janar - Samiti i ardhshëm evropian do të zhvillohet më në fund të hënën më 30 janar në Bruksel, siç ishte parashikuar fillimisht, njoftoi presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy, në rrjetin social Twitter.
Data dhe vendi i samitit jozyrtar të anëtarëve të Këshillit Evropian u konfirmuan: më 30 janar 2012 në Bruksel, shkruan Van Rompuy, njoftimi i të cilit në Twitter u pasua disa minuta më vonë nga një komunikatë zyrtare.
Kryeministri italian Mario Monti njoftoi të enjten se samiti do të afrohet për tu zhvilluar të dielën më 29 për shkak të një parashikimi për grevë të përgjithshme të paraqitur për më 30 janar në Belgjikë.