Samarxhiq: Me marrëveshjet, Serbia njohu Kosovën
![Samarxhiq: Me marrëveshjet, Serbia njohu Kosovën](http://ekonomia.info/repository/images/main/Slobodan_Samarxhic_-_9.jpg)
Beograd, 3 korrik - Ish ministri serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiq, ka thënë se marrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit të arritura në Bruksel, paraqesin njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Marrëveshja me përfaqësuesit e shtetit jolegal të Kosovës paraqet shkelje flagrante të Kushtetutës së Serbisë, rezolutës 1244, dhe si e tillë, paraqet shkelje flagrante të dokumenteve juridike në të cilat ka bazën sovraniteti i Serbisë, ka thënë Samarxhiq.
Ai ka thënë se tashmë shtetit dhe popullit i ka mbetur që të jetojë me faktin se një pjesë e territorit të saj i është ndarë, ndërkaq qeveria e ka pranuar këtë.