Samarxhiç: Qeveria e re nuk ka nevojë për platformë për Kosovën
Beograd, 14 nëntor - Ish ministri për Kosovën në qeverinë serbe dhe ish-zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Sllobodan Samarxhiç, ka deklaruar se qeveria e re serbe nuk ka nevojë për platformë për Kosovën, sepse ekziston një platform e tillë dhe kjo është pakoja e Ahtisaarit.
Në një intervistë për ditoren Politika, Samarxhiç thekson se maksimumi që duhet të arrijë qeveria serb është autonomia për veriun e Kosovës.
Politikani serb gjithashtu shton se funksioni ekzekutiv i EULEX-it në pikëkalimet kufitare është pjesë e planit Ahtisaari.
I pyetur se çfarë duhet të bëjnë më 10 dhjetor kur do të zbatohet regjimi i ri në pikat e kalimit kufitar, Samarxhiç u përgjigj: Me rëndësi është që njerëzit të njoftohen për një instalim klasik të kufirit dhe kur ndodh kjo në një pjesë të territorit, atëherë ju e pranoni atë si shtet.