17 Maj 2024

Sali Berisha kundërshton idetë për ndarje të Kosovës

Tiranë, 9 nëntor - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoni, ka kundërshtuar idetë për ndarjen eventuale të Kosovës, duke deklaruar se ato vijnë nga ajo që ai e quajti kuzhina e Miloshevicit.

Këto komente Berisha i bëri në konferencën e përbashkët të shtypit me homologun e tij maqedonas, Nikola Gruevski.

“Dua t’ju kujtoj këtu se në fillim të viteve nëntëdhjetë, mesazherë të ndryshëm qarkullonin me harta në xhep për ndarje të Kosovës dhe jo vetëm të Kosovës. Por të gjitha ato u provuan si absurditete\", ka theksuar Berisha.

Respektimi i kufijve aktualë të Kosovës sipas tij është interesi jetik, më i mirë, absolutisht, i të gjitha vendeve të këtij rajoni që nuk duan të përdorin gjyzlykët e kasapit të Ballkanit për rajonin dhe të ardhmen e tij.

\"Tre komuna serbe, homogjene, pothuajse pa asnjë shqiptar, janë në veri të Kosovës dhe duan të tregojnë që nuk duan të jetojnë dot me shqiptarët, ndërkohë që shumica e serbëve jetojnë ndër Ibër dhe janë në paqe e harmoni me shqiptarët. Ideja për ndarje është një embrion i ëndrrës që i krijoi Ballkanit të gjitha ato drama dhe tragjedi në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit që shkoi. Asgjë tjetër”, deklaroi kryeministri Berisha.

Dy kryeministrat vlerësuan lartë bashkëpunimin dypalësh duke ritheksuar përcaktimin e qeverive dhe vendeve të tyre për integrim euroatlantik. Njëherësh ata paralajmëruan intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, ndërkohë që kryeministri shqiptar hodhi idenë për vendosjen e regjimit doganor mes dy vendeve, por dhe në rajon, çfarë mbretëron mes vendeve anëtare të BE-së, raporton Koha.

Berisha paralajmëroi se së shpejti do të firmoset marrëveshja për qarkullim të qytetarëve të tyre nëpër të dy territoret vetëm me letërnjoftime (biometrike) pa pasur nevojë për pasaporta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)