Ruzhiq: Ska integrim në BE nëse nuk zbatohet marrëveshja me Kosovën
Beograd, 10 nëntor - Ministri i Integrimit të Serbisë, Branko Ruzhiq, ka deklaruar se Serbia dhe të gjitha vendet e Bashkimit Evropian kanë si qëllim të përbashkët integrimin e Serbisë në BE, por për këtë proces duhet të zbatohet marrëveshja me Kosovën, e arritur në Bruksel.
Pas kthimit nga Londra dhe Berlini, Ruzhiq tha se është vlerësuar pozitivisht thirrja e qeverisë së Serbisë, që serbët në Kosovë të dalin në zgjedhjet lokale dhe ka apeluar që të votojnë edhe në zgjedhjet e përsëritura, raporton \"Koha Ditore\".
Ruzhiq theksoi se nuk ka kushte të reja për integrimin e Serbisë në BE, por ekzistojnë disa pika për të cilat Serbia është e detyruar. Një ndër to është dhe implementimi i marrëveshjes së Brukselit, e cila duhet të kryhet patjetër, u shpreh Ruzhiq.