07 Maj 2025

Ruzhiq: Serbia në BE në vitin 2020

Beograd, 22 dhjetor- Serbia është krejtësisht e gatshme për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE-në në konferencën e parë ndërqeveritare me 21 janar, ka deklaruar ministri pa portofol për eurointegrime Branko Ruzhiq.

Ai ka theksuar se është Serbua do të bëhet anëtarja e Unionit në vitin 2020.

Ai ka thënë që vendimi i Këshillit Evropianë për fillimin e bisedimeve tregon kredibilitetin e Qeverisë së Serbisë, i cili është njohur nga BE-ja.

 

Sipas tij, kjo qeveri ka bërë ajo çfarë ka qenë ëndërr të shumë qeverive “por në mënyrë e cila është në pajtim me standarde dhe vlera që zbatohen në momentin aktual politik”.

Akti formal i fillimit të bisedimeve me 21 janar do të jetë takim në të cilin kryeministri Ivica Daçiq dhe nënkryetari i parë i Qeverisë Alleksandar Vuçiq do të prezantojnë qëndrimin e Serbisë në pikëpamjen e anëtarësimit në Union, kurse ana tjetër do të tregojë çfarë pritet nga Serbia, ka thënë Ruzhiq.

 

Anëtarësimi në BE-në dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës janë dy procese paralele.

BE-ja dëshiron të sheh përmirësimin mes Serbisë dhe Kosovë dhe sistemin e vlerave evropiane në shtetin serb, ka thënë Ruzhiq.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)