Rusia zhgënjehet ndaj sanksioneve të ShBA-së
Moskë, 27 mars - Moska u shpreh e zhgënjyer me sanksionet e reja amerikane ndaj tetë kompanive ruse që akuzohen për shkeljen e ligjit të parandalimit të armëve të shfarosjes në masë në Iran, Siri dhe Korenë e Jugut.
Megjithëse ShBA-ja deklaroi se ndëshkimet e kompanive nuk kanë lidhje me sanksionet ekonomike ndaj Rusisë të vendosur pas vitit 2014, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, u shpreh se vendimi i sanksioneve është i pakuptueshëm dhe zhgënjyes, ndërsa theksoi se Rusia nuk preket rëndë nga to.
Komiteti Federal i Rusisë i konsideroi sanksionet një gjest armiqësie të hapur ndaj Rusisë. Ai theksoi se sanksionet e ShBA-së nuk bazohen nga marrëveshja e mospërhapjes së armëve bërthamore, por nga ligji i ShBA-së mbi mospërhapjen e armëve të shfarosjes në masë.
Që nga viti 2014, për shkak të aneksimit të Krimesë, ShBA-ja, BE-ja dhe vendet perëndimore kanë vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë dhe e kanë zgjatur disa herë afatin e tyre, deri më 31 korrik të këtij viti.