Rusia sulmon Ukrainën me acid nitrik
Kiev, 5 prill - Një sulm rus ka goditur një rezervuar me acid nitrik në qytetin lindor të Ukrainës, Rubizhne, duke shkaktuar një re tymi toksik e cila mbuloi të gjithë zonën.
Lajmi u konfirmua nga zyrtarë ukrainas, ndërsa në faqen e twitter të parlamentit ukrainas u shkrua: Në Rubizhne, rajoni i Luhansk, trupat ruse goditën një tank me acid nitrik! Acidi nitrik është shumë i rrezikshëm nëse thithet, gëlltitet ose është në kontakt me lëkurën. Pasojat e këtij sulmi janë të ngjashme me përdorimin e armëve kimike apo biologjike!
Zyrtarët në Ukrainë apeluan banorët të mos dalin nga vendstrehimet dhe të mbyllin dritaret dhe për t’u mbrojtur nga avujt dhe mjegulla e acidit nitrik, përdoren maska me gaz.
“Kur aplikohet lokalisht në sy, acidi nitrik shkakton dëme të rënda, në nekrozë të kornesë dhe konjuktivës, duke çuar në humbjen e shikimit,” tha një zyrtar.
“Mezi presim të bjerë shi, do të ndihmojë! Mbani kontakte! Ndiqni sinjalizimet e informacionit!” shtoi ai.