Rusia pranon vrasjen e shumë ushtarëve në luftën në Ukrainë
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha Rusia kishte pësuar "humbje të konsiderueshme" në Ukrainë, ku trupat ruse hynë me forcë më 24 shkurt në atë që Moska e quan një "operacion ushtarak special".
“Sky News” raporton se zëdhënësi Peskov, në një intervistë të dhënë, ka pohuar se ka një rritje përsa i përket trupave ushtarakë të humbur në sulmet e tyre në Ukrainë.
Peskov u pyet nëse lufta ishte një poshtërim për Rusinë duke pasur parasysh numrin e trupave të humbura, ku u shpreh se Rusia ka humbje të konsiderueshme të trupave. Këtë fakt, ai e cilësoi si një tragjedi të madhe për ta.
Nga ana tjetër, zëdhënësi nuk ka dhënë asnjë shifër në lidhje me trupat e vrarë. Por sipas medieve të huaja, në fund të muaji mars, Rusia tha se kishte humbur 1,351 ushtarë me 3,825 të tjerë të plagosur.