Rusia pranon humbjen e 10,000 ushtarëve në luftën me Ukrainen
Moskë, 21 mars - Mediat ruse kanë pranuar humbjet në radhët e ushtrisë në ditën e 26 të betejës në Ukrainë.
Pothuajse 10,000 ushtarë rusë mund të jenë vrarë në luftën në Ukrainë që kur Rusia hyri për të pushtuar vendin katër javë më parë , sipas raporteve të shifrave nga ministria e mbrojtjes në Moskë.
Një gazetë pro-Kremlinit tha se 9,861 ushtarë rusë vdiqën në Ukrainë dhe 16,153 u plagosën, ka raportuar ëall Street Journal. Një gjeneral ukrainas ka komentuar këto shifra, duke i lidhur me faktin se ushtarët e plagosur rus nuk po iu jepet ndihma mjekësore.
"Sa i përket raportit të humbjeve të njohura nga Federata Ruse (9861 të vdekur dhe 16153 të plagosur). Këto shifra tregojnë se shumë të lënduar po vdesin gjatë trajtimit mjekësor. Dmth ushtari është plagosur lehtë, por nuk kanë kohë ta çojnë në spital", shkruan ushtaraku ukrainas. Ndërkohë që Ukraina pretendon se shifrat e ushtarëve rus të vrarë është dyfishi.