Rusia po përgatit një aeroplan ndihmash për serbët e Kosovës
Moskë, 15 dhjetor - Mediat ruse bëjnë të ditur se Rusia do të dërgojë deri në fund të këtij viti në Serbi 35 ton aparatura e pajisje mjekësore në kuadër të ndihmës humanitare për serbët kosovarë.
Për këtë njoftoi në Jarinje Përfaqësuesi i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë Viktor Jacucenko.
Sipas fjalëve të tij, deri në fund të vitit pajisjet mjekësore do të dërgohen me aeroplanin IL-76 në qytetin serb të Nishit, kurse më pas do ti dorëzohen spitaleve serbe në Kosovë.
Në nëntor aeroplani i transportit IL-76 i MSJ të Rusisë tashmë ka çuar 39 ton ndihma humanitare për serbët e Kosovës- produkte ushqimore, soba kompakte dhe enë kuzhine.
Rusia nuk do të lejojë që aprovimi për dërgimin e ndihmave humanitare për serbët kosovarë, që e ka bllokuar aktualisht policia e BE-së në kufirin administrativ të Serbisë dhe Kosovës, të pritet të vijë nga Prishtina", ka deklaruar Ministri rus i Situatave të Jashtëzakonshme Sergei Shojgu.
Ai kujtoi, se në territorin e Kosovës u lejuan të hyjnë 2 kamionë, ndërsa automjeteve të tjera iu imponua përcjellja.
Sipas fjalëve të Sergei Shojgu, Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) e Rusisë po vepron në pajtim të plotë me rezolutën e OKB-së dhe po dërgon në Kosovë një ngarkesë ekskluzivisht humanitare.
MSJ është e gatshme për çdo kontroll doganor të ngarkesave, por për të gjithë duhet të jetë mëse e qartë se autokolona po shkon në enklavën serbe të qytetin e Mitrovicës. Këtë çështje duan tia lënë për gjykim qeverisë së Prishtinës, gjë kjo që është krejtësisht e palejueshme, - konkludoi Sergei Shojgu.