22 Dhjetor 2024

Rusia përdor përdhunimin sistematik të grave në Ukrainë si armë

Bruksel, 5 maj - Komisionerja e Çështjeve të Brendshme të Bashkimit Evropian, Ylva Johansson tha se Rusia po përdor përdhunimin sistematik të grave në Ukrainë si armë dhe se ka prova që viktimat janë në moshën nga 10 deri në 78-vjeç.

Johansson mbajti një fjalim në seancën e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Evropian lidhur me gratë ukrainase.

"Rusia nuk i ka hapur luftë vetëm Ukrainës por edhe grave. Po vijnë raporte të besueshme dhe prova në rritje se ushtarët rusë kanë përdhunuar gratë, nga vajzat deri në 10-vjeç e deri tek gratë 78-vjeç", tha Johansson e cila shtoi se "Rusia po përdor përdhunimin si armë lufte".

Pasi bëri të diturse 9 nga 25 gra janë përdhunuar sistematikisht në një bodrum në qytetin Bucha të Ukrainës, Johansson tha se dje ka biseduar me zv/kryeministren ukrainase, Olha Stefanishyna se ajo e ka informuar që janë rritur rastet e përdhunimit dhe se për këtë arsye i ka propozuar "formimin e qendrave të mbijetesës" për të cilën ka kërkuar edhe mbështetjen e BE-së.

"E mirëpres propozimin nga Stefanishyna dhe këtë do ta diskutoj me anëtarët e tjerë të komisionit", potencoi Johansson e cila tha se BE-ja aktualisht siguron mbështetje afatshkurtër për traumat urgjente dhe mbështetje shëndetësore afatgjate për këta njerëz.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)