28 Dhjetor 2024

Rusia paralajmëron luftë me SHBA-të nëse sulmojnë Sirinë

Moskë, 13 prill - Rusia paralajmëron Shtetet e Bashkuara të Amerikës se nisja e bombardimeve ajrore si kundërpërgjigje ndaj sulmit kimik në Siri, mund të shkaktojë një luftë mes dy vendeve.

Shmangia e rrezikut të konfliktit është prioritet i menjëhershëm, tha ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, i cili e akuzoi Uashingtonin se po e vendos në rrezik paqen ndërkombëtare. “Fatkeqësisht, në këtë situatë, ne nuk mund të përjashtojmë asnjë mundësi”, shtoi Nebenzia.

Komentet e tij vijnë në kohën kur fuqitë perëndimore mendohet të jenë duke përgatitur një ofensivë në Siri, gjë të cilën Moska, aleate e saj, e kundërshton me forcë. Nebenzia e argumentoi rrezikun e përshkallëzimit me praninë ushtarake ruse në vendin e trazuar. Figura të tjera të larta në Rusi, përfshirë vetë kreun e ushtrisë, kanë paralajmëruar se raketat amerikane do të qëllohen e rrëzohen dhe vendet e tyre të lëshimit do të vihen në shënjestër nëse prej lëvizjeve të tilla kërcënohet personeli rus.

Nebenzia kërkoi mbajtjen e një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit, ku të diskutohet mundësia e një ndërhyrjeje të mundshme ushtarake nga ana e Perëndimit. Shtëpia e Bardhë thotë se po vazhdon të vlerësoje të dhënat e inteligjencës e të diskutojë me aleatët mbi mënyrën e përgjigjes.

Ndërkohë, ekspertë të organizatës së ndalimit të armëve kimike OPCW janë nisur drejt Sirisë dhe do ta nisin hetimin e tyre të shtunën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)