05 Maj 2024

Rusia ofertë serbëve të Kosovës për në Siberinë Lindore

Moskë, 18 nëntor - Rusia ka shqyrtuar hollësisht kërkesën e serbëve nga Kosova për të marrë shtetësinë ruse, por ajo duhet të respektojë ligjin e vet për shtetësinë, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov. 

“Ne kemi shqyrtuar hollësisht letrën e tyre. Duhet të veprojmë duke u nisur nga një sërë faktorësh. Në Rusi ekziston ligji për shtetësinë, i cili përcakton procedurën e dhënies së shtetësisë qytetarëve të huaj”, iu tha Lavrov gazetarëve në Moskë. 

Në këtë mënyrë ra poshtë kërkesa e mbi 21 serbëve nga Kosova për të marrë shtetësinë ruse, por mbetet oferta që ata të shkojnë për të jetuar në Rusi, më saktë në Siberi, diku mbi 4 mijë kilometra larg Beogradit.

Një ofertë të tillë e ka bërë dje diplomati rus që e përfaqëson Rusinë në NATO, Dimitrij Rogozin.

Gazeta Blic transmeton fjalët e deputetes nga Zveçani në Kvendin e Serbisë,

Stojanka Petkoviq, e cila ka thënë se kërkesa masive për shtetësi ruse duhet të kuptohet si “sinjal shtetit serb që të fillojë t’i kushtojë vëmendje qytetarëve të saj në Serbi”.

“Këtë që na ofroi Rusia është po aq qesharake sa deklarata e paradokohshme e Millan Nikoliqit që të shpërngulemi në Serbinë lindore dhe atje të merremi me peshkim. Thjesht nuk mund të besoj që kushdo nga serbët do të shpërngulej në Siberi”, tha ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)