Rusia nuk njeh zgjedhjet në Kosovë
Moskë, 30 tetor - Rusia nuk do ti njohë rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, sepse Republika e Kosovës nuk ekziston, ka thënë zëvendësi i udhëheqësit të fraksionit Rusia e Drejtë në parlamentin rus.
Zëvendësi, Mihail Jemeljanov, në mbledhjen e parlamentit që do të mbahet më 12 nëntor, pritet të theksojë projektrezolutën e cila dënon mbajtjen e zgjedhjeve jo legjitime në Kosovë.
\"Forcat patriotike të Rusisë e kuptojnë se serbët që po luftojnë për integritetin territorial të vendit, po luftojnë edhe për Rusinë \", -ka thënë Jemeljanov gjatë takimit me përfaqësuesit e të ashtuquajturit kuvend i përkohshëm i Kosovës, në Metohi.