Rusia nuk ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës
Beograd, 20 janar - Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Konuzin ka konfirmuar për shtypin serb se raporti i Dik Martit është përgatitur me iniciativën e parlamentarëve rusë.
Parlamentarët rusë kanë kërkuar që të caktohet personi i cili do të paraqesë raportin në Këshillin e Evropës pas informatave të publikuara në memoaret e ish-kryeprokurores së Tribunalit të Hagës Karla del Ponte, tha ai.
Sa i përket dialogut Serbi Kosovë, ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Konuzin tha se Rusia në këtë moment nuk sheh për vete çfarëdo roli në këto negociata, madje sipas tij, një ftesë e tillë as që i është bërë Moskës.
Ambasadori rus thotë se nuk është optimist sa i përket rezultateve të bisedimeve. Duke folur për pavarësinë e Kosovës, ambasadori rus në Beograd i tha gazetën serbe Veçernje novosti se Rusia nuk ka ndërmend ta ndryshojë pozicionin saj përballë Kosovës.