Rusia njeh pavarësinë e Krimesë
Moskë, 18 mars - Presidenti rus Vladmir Putin firmoi të hënën një dekret, ku thuhet se, në bazë të dëshirës së shfaqur nga banorët e Krimesë nëpërmjet referendumit të zhvilluar të dielën, \"Rusia e njeh Krimenë si një vend të pavarur sovran\".
Dekreti presidencial hyn në fuqi menjëherë pas firmosjes nga Putini.
Kryetari i Komisionit Organizator të Referendumit në Krime Mikhail Malyshev shpalli të hënën se rezultatet e votimit të së dielës treguan se mbi 96 % e banorëve në gadishullin e Krimesë janë pro përfshirjes së Krimesë në Federatën Ruse.
Po atë ditë, parlamenti i Krimesë mori vendimin që Krimeja është një vend i pavarur me emrin \"Republika e Krimesë\".
Parlamenti i paraqiti Federatës Ruse në të njëjtën kohë propozimin për bashkimin me këtë federatë si një njësi e re autonome.