22 Dhjetor 2024

Rusia: Nëse Serbia hyn në NATO e pranon Kosovën shtet

Beograd - Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandër Konuzin deklaron se Serbia me anëtarësimin e saj në NATO do të pranonte indirekt pavarësinë e Kosovës, pasi kjo organizatë është e pranishme përmes misionit të saj të KFOR-it në Kosovë.

"NATO ka qëndrim të caktuar për Kosovën dhe nëse i bashkëngjiteni organizatës, e cila konsideron se Kosova është shtet i pavarur, kjo do të thotë se ju ndani të njëjtin qëndrim", ka deklaruar Konuzin në një intervitë për “Ekonomiest Magazin”.

Për më tepër, diplomati rus thekson se Serbia duhet të vendosë vetë nëse do të bëhet anëtare e NATO-s, dhe në këtë mënyrë nuk janë të nevojshme ndërhyrjet nga jashtë.

Sipas tij, Serbia duhet të organizojë një referendum për hyrjen në Aleancën Veriatlantike. "NATO deklaron se situata në Kosovë është e stabilizuar, dhe është duke reduktuar praninë e KFOR-it, ndërsa ekzistimi i këtyre forcave nuk janë në pajtim me Rezolutën 1244”, tha Konuzin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)