Rusia mirëpret tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania
Moskë, 12 qershor - Ministria e Jashtme ruse përshëndeti planin e presidentit amerikan Donald Trump për të tërhequr më shumë se çerekun e trupave amerikane nga Gjermania.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se kjo masë do të forcojë sigurinë në Europë.
Ajo shtoi se prania e madhe ushtarake amerikane në Gjermani është "një mbeturinë e Luftës së Ftohtë" dhe i bëri thirrje ShBA-së të heqë edhe armët e saj bërthamore strategjike nga Gjermania.
Siç njoftohet, presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar një plan për të pakësuar numrin e trupave amerikane në Gjermani nga 34 500 në jo më shumë se 25 000.