Rusia merr presidencen e KS të OKB-s
New York, 5 mars - Rusia e cila është njëra prej pesë anëtarëve në Këshillit të Sigurimit të Organizatës se Kombeve të Bashkuara, ka marrë kryesinë e këtij Këshilli për muajin mars.
Agjencia informative IRNA njofton se Vitali Çurkin, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, rreth programeve të KS përgjatë muajit mars, deklaroi: Afganistani, gjendja në Afrikë dhe sidomos në Somali, Siera Leon dhe në Republikën Demokratike të Kongos do të jenë temat kryesore të mbledhjeve të KS-s përgjatë këtij muaji.
Në takimin e Këshillit të Sigurimit rreth çështjes së Afganistanit, takimin do ta drejton ministri rus i punëve të jashtme.
Ai duke kritikuar vendet perëndimore anëtare të këtij Këshilli për mos dënimin e sulmeve terroriste të javës së kaluar në Siri, theksoi: Ndërtesa e ambasadës së Rusisë në Damask gjatë këtij sulmi është dëmtuar shumë dhe mos dënimi i këtij akti terrorist nga anëtarët e KS-s, do të godet rëndë luftën kundër terrorizmit.